Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtar Drejtues mblidhen në Prishtinë - Edhe GND-ja kërkon luftimin e korrupsionit - "GND-ja i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve të Kosovës të përshpejtojnë progresin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përmirësimin e dukshëm të kapaciteteve administrative dhe në vendosjen e qartë të sundimit të ligjit", thuhet në komunikatën e përbashkët të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues. Tituj të tjerë: Albin Kuri dënohet - për t'u liruar Kennard: Amerika mbështet fuqishëm EULEX-in Gjyqësori i korruptuar s'mund ta luftojë korrupsionin Lufta për karrigen virtuale të Podujevës në Kurshumli Promovohet asfalti me gurë vullkanikë "Kartoni i verdhë" për OSBE-në "Express" Fitojnë të gjithë - Albin Kurti është dënuar me 9 muaj burg, por është liruar, sepse i është llogaritur paraburgimi prej 11 muajsh që e ka mbajtur më herët. Këtu mbyllet kjo histori e pashije. Tash, EULEX mund të merret me punë të vërteta, duke pretenduar se e ka zgjidhur këtë rast. Kurse, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje! mund të paraqitet për zgjedhjet e ardhshme pa qenë i detyruar ta njohë EULEX-in si autoritet. Tituj të tjerë: Shumë fjalë - Grupi Drejtues Ndërkombëtar i ka dhënë mbështetje të fuqishme integritetit territorial të Kosovës. Mbikëqyrësit e pavarësisë porositën të hënën Qeverinë që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Njëherësh, ata mbështetën bisedimet me Serbinë, pasi që GJND-ja ta thotë fjalën e saj për Kosovën. Asgjë në rregull Koment - Vuvuzela e Vetëvendosjes "Bota Sot" Pavarësia është e pakthyeshme, thonë diplomatët e GND-së! Tituj të tjerë: Albin Kurti dënohet me 9 muaj burg - Nuk ka më as pranga as burg për Kurtin Një gjyqtar yni gjykon 150 e një i EULEX-it vetëm 5 raste Beqiri: Kthehen aty ku fryma rugoviane vazhdon ISG-ja konfirmon integritetin territorial të Kosovës - Tetë rekomandimet e GND për Kosovën Pa reformimin e pushtetarëve nuk mund të ketë demokraci të zhvilluar - Editoriali "Zëri" Prizreni, samit i mesazheve - Presidentët Sejdiu, Topi, Ivanov dhe Vujanoviq nga Prizreni pritet të përçojnë mesazhe bashkëpunimi ndërfqinjësor Tituj të tjerë: Mbyllet "dosja Kurti" Kosova - burim dhe vend transit i trafikimit Tri ditë afat për operatorët ilegalë Opozita e heshtur - A e urdhëroi faktori ndërkombëtar opozitën të tregohet e heshtur për hetimet e EULEX-it? GND kundër ndarjes së Kosovës Editoriali - Dorëheqjet "Lajm" EULEX-i mbyll "letrat" e UNMIK-ut, Albin Kurti shpallet fajtor - Fundi i "telenovelës" Tituj të tjerë: Grupi Ndërkombëtar Drejtues mbështet sovranitetin dhe integritetin e Kosovës - Ndihmë për njohje të reja Shënohet dyvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës - Kushtetutë e "pafuqishme" Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ende pa objekt muzeal - Kujtesa e luftës jashtë mureve muzeale "Tribuna shqiptare" Publikohet raporti i DSH-së për trafikimin e qenieve njerëzore - Kosova - burim i trafikimit - "Qeveria e Kosovës nuk e përmbush në tërësi minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit, megjithatë ajo po bën përpjekje thelbësore në këtë drejtim", thuhet në raport Tituj të tjerë: Ecje e shpejtë për BE Zotimet e dyanshme - Grupi Drejtues Ndërkombëtar theksoi të hënën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Shqiptarët i besojnë BDI-së Albin Kurti vepron në liri! Banesat pa standarde "Infopress" Territori i Kosovës, i pacënueshëm - Mbahet takim punues i Grupit Drejtues Ndërkombëtar Tituj të tjerë: Albini në liri Optimist për Raportin e Progresit Lajçak: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë në mes vete që të kenë sukses në proceset integruese me BE-në Marrëveshje për funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit Editorial - Pazar politik, apo mbështetje kushtetuese "Epoka e Re" Një dënim politik pa asnjë vlerë në jetën e përditshme - Gjykim përrrallor - Përndjekja ndaj Kurtit mori fund. E ardhmja politike fillon t'i përndjekë përndjekësit. Ky dënim ishte kundër dy dëshmorëve të 10 shkurtit 2007 Tituj të tjerë: Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GND) mbështet sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës - Pavarësia, e pakthyeshme EULEX-i e dënon Kurtin me nëntë muaj burg "Kosova Sot" Gjykata shpall verdiktin, lirohet Albin Kurti Tituj të tjerë: Konfirmohet mbështetja ndërkombëtare për Republikën e Kosovës - GND, harrojeni ndarjen Haradinaj propozon tryezë kombëtare Raporti i DASH-it, Kosova burim dhe destinim i trafikimit Editoriali - Dy vjet me kushtetutë /s.s./
KOMENTE