Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama po fsheh gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit
English

PD: Rama po fsheh gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit

Tiranë, 15 qershor, NOA – Partia Demokratike ka akuzuar sot Partinë Socialiste se duke shpërndarë informacione të rreme në media, në lidhje me kontratat për lobing të PD-së, po përpiqet që të fsheh gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit që drejtuesit e Bashkisë së Tiranës kanë firmosur për PS-në.

Duke përgënjeshtruar artikullin e botuar në një media të përditshme, Partia Demokratike, ka theksuar se marrëveshja e lobingut me një kompani në SHBA ka qenë për hyrjen e vendi në NATO dha ish Kryeministri Fatos Nano nuk ka asnjë lidhje më ketë kontratë.

“Deklarojmë me përgjegjësi të plotë se kontrata është ligjore dhe transparente si drita e diellit dhe se qëllimi i saj ka qenë lobimi për anëtarësimin e vendit në NATO.

Gjithashtu kontrata në të gjithë termat e saj është nënshkruar dhe negociuar nga zyrtari përgjegjës i Partisë Demokratike Flamur Noka”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Për këtë qëllim, PD ka vënë në dispozicion të të gjitha mediave marrëveshjen e firmosur me kompaninë amerikane.

“Më tepër se përfshirjen e çuditshme në këtë marrëveshje, Edvin Rama me sa duket po kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit dhe të një afere që implikon zhdukjen e fondeve publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interes të Partisë Socialiste”, thuhet në njoftimin e PD.

m.xh/NOA

KOMENTE