Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria, Në Gjyq Dy Ish- Punonjës Policie Të Akuzuar Për Korrupsion
English

Prokuroria, Në Gjyq Dy Ish- Punonjës Policie Të Akuzuar Për Korrupsion

TIRANE, 15 Qershor/ATSH/ . - Prokuroria e Tiranës ka çuar si të pandehur në gjyq dy ish- punonjës policie që dyshohen për korrupsion. Burime zyrtare nga prokuroria bënë të ditur sot se i kanë përciellë për shqyrtim Gjykatës së rrethit Tiranë çështjen penale në ngarkim të shtetasve: Preng Frroku dhe Besnik Preni, me akuzën e "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Dy ish-efektivat e sektorit kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës, Preng Frroku dhe Besnik Preni dyshohen se janë përfshirë në një çështje korrupsioni. Ata akuzohen se kanë marrë para nga disa persona të dyshuar për vjedhje, duke mos i raportuar krimet e tyre në Polici. Frroku dhe Preni u arrestuan para tre muajsh në një aksion të përbashkët të Prokurorisë së Tiranës dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Polici. Procesi gjyqësor ndaj tyre pritet të nisë së shpejti. /a.m//a.ke/
KOMENTE