Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sezoni veror, policia shtrëngon masat pranë zonave të plazhit për ruajtjen e sigurisë
English

Sezoni veror, policia shtrëngon masat pranë zonave të plazhit për ruajtjen e sigurisë

Tiranë, 15 Qershor, NOA - Me fillimin e sezonit veror 2010, policia e kryeqytetit publikon marrjen e një sërë masash në kuadrin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në zonat e dendura me pushues.

Kështu, burime pranë saj raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se këto masa parashikojnë parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe rritjen e sigurisë në vendet e pushimit; atë të parandalimit të aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë në rrugë, mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë policore dhe kapjen e personave të kërkuar nga policia etj.

Ndërkaq, policia bën me dije se është hartuar plani i masave “Për parandalimin e ngjarjeve kriminale, garantimin e rendit dhe sigurisë në plazhe dhe rritjen e sigurisë në rrugë gjatë sezonit turistik veror 2010”.

Në fund, burimet policore janë marrë masa për mbulimin e akseve rrugore Kamëz-Tiranë, Rinas-Tiranë, Tiranë-Ndroq-Plepa, Tiranë-Vorë-Durrës, Tiranë-Krrabë, Tiranë-Dajt dhe në akset rrugore të rrethit të Kavajës, me shërbime të policisë rrugore dhe ato të policisë së rendit, gjatë ditëve të javës dhe sidomos në ditët e shtuna dhe të diela, duke kryer dhe shërbime suplementare policie.

n.e/NOA

KOMENTE