Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarja në Torino denoncon 27-vjeçarin: Më përdori 8 muaj si prostitutë
English

Shqiptarja në Torino denoncon 27-vjeçarin: Më përdori 8 muaj si prostitutë

Pogradec, 15 Qershor, NOA – Për një periudhë prej 8 muajsh është shfrytëzuar për të ushtruar prostitucion në qytetin italian të Torinos, e tani, pas tre vitesh ajo duket se ka gjetur kurajën për të denoncuar tutorin e saj shqiptar.

Fjala është për një vajzë 30-vjeçare me inicialet Zh.Sh., e lindur në Pogradec dhe banuese në Torino, e cila ka denoncuar pranë organeve të policisë së Pogradecit, banorin e këtij qyteti, 28-vjeçarin me emrin Gentian Syngjyllari se në vitin 2007 është përdorur si prostitutë prej tij.

Akuza e dhënë nga vajza në fjalë, përmend qytetin e Torinos si vendin ku ajo për 8 muaj me radhë është nxjerrë në rrugë prej djalit nga Pogradeci, për qëllime prostitucioni, duke përfituar edhe të ardhurat nga kjo veprimtari e paligjshme.

Menjëherë, forcat policore kanë kryer veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal në ngarkim të 28-vjeçarit nga Pogradeci, ndërsa ai aktualisht po ndiqet në gjendje të lirë.

Materjalet do t’i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE