Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Një Indiane 66-Vjeçare Bëhet Nënë... Trinjakësh!
English

Soft News - Një Indiane 66-Vjeçare Bëhet Nënë... Trinjakësh!

HISARU (Indi), 15 qershor /ATSH-MIA/ - Edhe një person tjetër në moshë të shtyrë është bërë nënë. Bëhet fjalë për indianen 66-vjeçare, Bhateri Devi, e cila ka lindur trinjakë dhe është bërë nëna më e moshuar në botë. Pas martesës 44-vjeçare pa fëmijë, Devi ka vendosur që përmes fekondimit artificial të mbetet shtatzënë. Në qytetin Hisaru, në veri të Indisë, më 29 maj Devi është bërë nënë, por jo i një, por tre fëmijëve, dy djemve e një vajze. Pas lindjes, trinjakët janë mbajtur nën kujdes intensiv, ndërsa tani gjenden jashtë inkubatorit dhe tregojnë shenja të zhvillimit normal e të shëndetshëm. Mjeku Anurag Bishoi, i cili kujdeset për trinjakët, tha se nëna e tyre është gruaja më e moshuar në botë, e cila ka lindur trinjakë. Deva Singh, bashkëshorti i Devit, është shumë i lumtur që është bërë baba dhe pranoi se kishin humbur shpresën se do të kishin ndonjëherë fëmijë./ a.jor.
KOMENTE