English

Sport-Botëror/ Grupi G, Brazili Mposht Me Vështirësi Korenë E Veriut

TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Brazili has më tepër vështirësi sesa parashikimi për të mposhtur skuadrën me renditjen e FIFA-s më të dobët në këtë Botëror, Korenë e Veriut. Atë Kore, e cila, megjithëse e mbështjellë nga një vel misteri për vlerat e saj, ishte e aftë që për gati një orë të mbante në barazim lojtarët e trajnerit Karlos Dunga. Duhej perla e Maicon në minutën e 54-t për të zhbllokuar gjithçka në "Ellis Park". Vendimtar ishte goli i dytë i Elanos në minutën e 74-t, që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Robinjos. Në fund ishte Korea e Veriut ajo që dhuroi emocione pasi shkurtoi diferencën e golave me anë të Yun Ji pesë minuta para përfundimit, duke mbajtur gjallë shpresat e e koreanëve deri në momentet e fundit të lojës. Kjo fitore e ngjit Brazilin në krye të grupit G me 3 pikë. Pas tij vijnë Portugalia dhe Bregu i Filidishtë me nga 1 pikë, pasi barazuan mes tyre në ndeshjen e pasdites së sotme. Grupi G Brazil - Korea e Veriut 2-1 Shënues: Maicon 54', Elano 74', Yun Ji 85' Brazil(4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Gilberto Silva, Melo (Ramires); Elano (Dani Alves), Kakà (Nilmar), Robinho; Luis Fabiano. Trajner: Karlos Dunga. Korea e Veriut(5-4-1): Myong Ri; Jong Cha, Kuang Ri, Yun Ji, Li; In Mun (Kim), Yong An, Nam Pak Chol, Chol An; Yong Hong, Jong Tae Se. Trajner: Kim Jong Hun.
KOMENTE