Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëzhgim/ Vlorë: Murra, Peshku I Rrallë, Thuajse I Zhdukur
English

Vëzhgim/ Vlorë: Murra, Peshku I Rrallë, Thuajse I Zhdukur

VLORË, 15 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Murra, një nga speciet e rralla të peshkut në gjirin detar të Vlorës që të bëjnë për vete me shijen e tyre dhe vlerat ushqyese tashmë pothuajse nuk ekziston më. Spiro Gega, inxhinier dhe një ndër emrat më të njohur mes peshkatarëve amatorë në Vlorë, tregon për ATSH-në se, "është ndoshta peshku më i shijshëm dhe gjithashtu ndoshta endemik për gjirin e Vlorës dhe një zonë të kufizuar detare". Ai tregon se murra arrin peshën e përgjithshme 200 gramë, masë optimale e plotësimit të standardeve të shijes dhe vlerave ushqyese të tij. Ky lloj peshku qëndron në brezin e poshtëm të ujit të detit dhe në fazën e shumimit, afrohet në afërsi të bregut, ku lëshon edhe vezët. Periudha 15 qershor-15 korrik, sipas Gegës, përkon me shumimin e kësaj specieje, gjatë të cilës duhet të ndalohet rreptësisht gjuetia e saj. Por, "pikërisht në këtë periudhë dhe për vite të tëra persona të papërgjegjshëm e kanë gjuajtur këtë lloj peshku duke e shfarosur plotësisht", thotë gega, që shton se për të gjuajtur murrën, përdoret feneri nënujor që e huton atë dhe pastaj, shfrytëzohen rrjetat prezevoll. "Pikërisht me këtë metodë është abuzuar për vite të tëra duke e aplikuar dhe gjatë periudhës së shumimit, ç'ka e ka dëmtuar rëndë këtë specie që tashmë nuk gjallon më mjaftueshëm në gjirin detar të Vlorës", thotë me trishtim Gega./ch//n.m/
KOMENTE