Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010, Kili debuton me fitore
English

Afrikë e Jugut 2010, Kili debuton me fitore

Afrikë e Jugut, 16 Qershor NOA - Ka nisur me fitore aventura e Kilit në ndeshjen e parë të grupit H. Skuadra e drejtuar nga Bielsa ka mundur skuadrën e Hondurasit me rezultatin 1 me 0 dhe kjo falë golit të realizuar nga Beausejour në minutën e 34 të pjesës së parë të takimit.

Skuadra kiliane ka dominuar përgjatë gjithë ndeshjes duke krijuar shumë okazione për të shënuar për mundësitë që kishin nuk arritën t’i shfrytëzonin në mënyrën më të mirë.

Për tu përmendur janë rastet e humbura nga Ponce dhe Isla. Për fat të tyre skuadra e Hondurasit nuk u paraqit me lojtarin e tyre kryesor David Suazo dhe loja që zhvilluan ata nuk vuri aspak në rrezik rezultatin e kësaj gare.

r.b/NOA

KOMENTE