English

Arrestohet 19 vjeçari, trafikonte kokainë

Fier, 16 qershor, NOA – Një 19 vjeçar nga qyteti i Fierit është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi i është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.

Bëhet fjalë për shtetasin Gerald Dimo, i cili është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier sot rreth orës 1:00. Dimo ka lindur dhe është banues në qytetin e Fierit dhe sipas policisë nuk ka dosje penale për të.

Dimo është arrestuar në lagjen “16 Prilli” , është kapur në flagrancë me një kokaine. “Pas kontrollit të ushtruar ju gjet një sasi pluhuri me peshë prej 8. 40gr. e dyshuar si lende narkotike e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE
  • Enea Juvi21:48 - 30 Dhjetor 2010
    ore cne kete me cunat e 11 janarit re i kapin i mbaj nga 3 dit brenda edhe i len re po gjithm neve na kapin se ne bejm ligjin ketu ne fr edhe ne te gjth shqiperi re njisha jemi ne ska te tjer vetem 11JANARI...NR.1