English

Autori i shpërthimit në Sauk: Bombën me televizor e mësova në emisione

Tiranë, 16 qershor, NOA – Autori i shpërthimit që u mori jetën dy personave të dielën e Sauk, ka pranuar sot para gjykatës veprën penale dhe ka dhënë detaje mbi organizimin e atentatit me bombë.

Luan Drevishi ka thënë para togave të zeza se vendosjen e bombës me eksploziv në televizor e ka mësuar nga emisionet dhe filmat e ndryshëm. Në këtë mënyrë ai ka hedhur poshtë mundësinë se ka pasur bashkëpunëtor të tjerë në montimin e bombës.

Në lidhje me blerjen e televizorit dhe bërjen më pas dhuratë për familjen Xhebrahimi, 25 vjeçari Derivishi ka thënë se paratë i ka grumbulluar nga kursimet e veta.

Po ashtu dhe për tritolin me masën 600 gramë që u përdor për të vrarë dy personat, Dervishi u shpreh se e kishte ruajtur që nga vitit 1997.

Gjykata dha masën e arrestit me burg për Dervishin, i cili mendohet se e ka kryer vrasjen për tu hakmarrë për vrasjen e xhaxhait të tij në vitin 1997.

Luan Dervishi, montoi në një televizor rreth 600 gramë tritol dhe më pas televizorin i'a bëri dhuratë, Xhevdet Xhebrahimit, duke u hakmarrë kështu për një vrasje të bërë 13 vite më parë.

Në momentin e ndezjes së televizorit mbeti i vrarë Xhevdet Xhebrahimi dhe tekniku i televizorit, Luan Brahja. Gjithashtu mbetën të plagosur dhe tre familjarët e tjerë të fmiljes Xhebrahimi.

m.xh/NOA

KOMENTE