Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dpm Anëtarësohet Ne Euramet
English

Dpm Anëtarësohet Ne Euramet

-Konferencë për shtyp e Drejtoreshës së Përgjithshme të Metrologjisë, Angjelina Kola- TIRANE, 16 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) është anëtarësuar me të drejta të plota në Organizatën Evropiane të Instituteve Kombëtare të Metrologjisë, EURAMET. Drejtoresha e këtij institucioni, Angjelina Kola, gjatë një konference për shtyp, deklaroi sot se ky anëtarësim është realizuar 2 vjet para të gjitha parashikimeve dhe pason aderimin e DPM në Konferencën Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave të Konventës së Metrit, si një nga prioritetet më madhore në kuadër të përmbushjes së standardeve të BE-së dhe në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Kola vlerësoi punën e madhe dhe të suksesshme të stafiti që ajo drejton për plotësimin e kritereve të kësaj organizate, që u paraqiten në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të EURAMET të zhvilluar në 25 deri në 27 Maj 2010 në Lisbonë, Portugali. EURAMET është Organizata Evropiane e Instituteve Kombëtare të Metrologjisë që promovon shkencën, kërkimin dhe bashkëpunimin evropian ne fushën e metrologjisë. EURAMET koordinon bashkëpunimin e Instituteve Kombëtare të Metrologjisë në Evropë, në fusha si, kërkimi në metrologji, transmetueshmëria e matjeve në sistemin SI, njohja ndërkombëtare e standardeve kombëtare të matjeve dhe të Aftësive Kalibruese dhe Matëse të vendeve anëtare. Anëtarësimi dhe pjesëmarrja në punimet e kësaj organizate do të mundësojë promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të metrologjisë në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, do të rrisë transferimin e njohurive, eksperiencës dhe bashkëpunimit me Institutet homologe në rajon dhe Evropë. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, në periudhën e tanishme të procesit të Stabilizim Asocimit, periudhë që konsiderohet si një sfidë e kombit dhe shoqërisë shqiptare drejt integrimit sa më të shpejtë në familjen evropiane, ngelet plotësisht e angazhuar në ngritjen dhe funksionimin e një sistemi metrologjie efektiv. DPM mbetet e angazhuar për të plotësuar të gjithë detyrimet e metrologjisë në kuadër të MSA, duke dhënë një kontribut parësor në eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave, si dhe rritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve shqiptarë. /a.ke/
KOMENTE