Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Shba, Mbështetje Me Ndihma Dhe Kurse Për Oficerët E Rojes Bregdetare
English

Durrës: Shba, Mbështetje Me Ndihma Dhe Kurse Për Oficerët E Rojes Bregdetare

DURRËS, 16 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Njohja e legjislacionit ndërkombëtar detar dhe mësimi i teknikave në operacionet e bordimit të anijeve ishin në qendër të trajnimit dyjavor të zhvilluar në portin detar të Durrësit në kuadër të programit Asistencë për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) që mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Burime zyrtare nga komanda e Forcave detare, bënë të ditur për ATSH-në se stërvitjet teoriko-praktike janë drejtuar nga instruktorë të Rojes Bregdetare të SHBA dhe në të kanë marrë pjese 46 specialistë të Rojes Bregdetare të Flotiljes Detare të Veriut, përfaësues të forcave RENEA, të grupit Delta Force dhe të Policisë Kufitare Bregdetare. Sipas të njejtave burime, në stërvitje janë demostruar disa nga mënyrat e zbatimit të legjislacionit detar si dhe teknikat e operacioneve të bordimit (afrimit) ndaj anijeve shkelëse të ligjit. Kursi i Avancuar i Oficerit të Rojes Bregdetare është zhvilluar për një periudhë dyjavore, fillimisht në Vlorë dhe sot do të përmbyllet edhe pjesa e dytë e Kursit në Durrës. Roja Bregdetare e SHBA dhuroi gjithashtu mbi 60 mijë USD në ndihma dhe mbështetje, kryesisht paisje speciale për efektivat që do realizojnë operacionet e bordimit të anijeve./ch/
KOMENTE