Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Miratohet Vendimi Për Përzgjedhjen E Bankës Që Do Mbajë Llogaritë Bankare Të Institucioneve Qendrore E Të Varësisë
English

Ekon-Miratohet Vendimi Për Përzgjedhjen E Bankës Që Do Mbajë Llogaritë Bankare Të Institucioneve Qendrore E Të Varësisë

TIRANË, 16 Qershor/ATSH/.- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për përzgjedhjen e bankës për kryerjen e shërbimit të mbajtjes së llogarive bankare të institucioneve qendrore, institucioneve të varësisë, si dhe ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore". Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, ky vendim ka për qëllim mirëpërdorimin e fondeve publike dhe sigurimin e integritetit dhe transparencës në procedurat e përzgjedhjes se bankës për çeljen e llogarive të institucioneve buxhetore dhe shoqërive me kapital shtetëror. Vendimi synon gjithashtu uljen e kostos se shërbimeve bankare për menaxhimin e likuiditeteve të punonjësve. Në kuadrin e ekzekutimit të pagesave në llogaritë personale bankare të punonjësve publike ka dalë i nevojshëm edhe rregullimi i procedurave dhe kritereve të përzgjedhjes së bankës, në të cilat institucionet e qeverisjes qendrore e të varësisë dhe shoqëritë me kapital shtetëror mund të hapin dhe të mbajnë llogaritë e tyre bankare. Nisur nga kjo, vendimi vendos kritere për të garantuar një proces transparent përzgjedhjeje të bankave të nivelit të dytë, për hapjen e llogarive bankare dhe kryerjen e pagesave, si dhe të rregullojë marrëdhëniet midis institucioneve publike dhe sistemit bankar. Në këtë drejtim, kërkohet që "marrëveshjet ndërmjet institucionit dhe bankës të jenë vjetore, me të drejtë përsëritjeje, të jepen të drejtat dhe detyrimet e palëve, si dhe e drejta e zgjidhjes së marrëveshjes në mënyrë të njëanshme". Procesi i përzgjedhjes së bankës duhet t'i referohet rregullave të vendosura nga ligji për 'Ankandin publik', nëpërmjet një komisioni, të caktuar nga titullari i institucionit. Gjithashtu, kërkohen kritere reference për kualifikimin e bankës lidhur me nivelin e komisionit bankar për mirëmbajtje llogarie, kostos minimale për transaksion, interesin për llogari depozite pa afat, shpejtësisë në depozitimin e pagave./m.m//a.gj/
KOMENTE