English

Francë - Të Paktën 10 Viktima Nga Përmbytjet Në Juglindje Të Vendit

DRAGUINAN (Francë), 16 qershor /ATSH-AFP/ - Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur sot në departamentin Var, në juglindje të Francë, pas reshjeve jashtëzakonisht të dendura të shirave për këtë sezon, që kanë përmbytur shumë rajone dhe komuna ndër të cilat Draguinan, sipas bilancit të fundit të prefekturës. Në bilancin paraardhës flitej për shtatë të vdekur dhe tetë të zhdukur. Që nga fillimi i reshjeve të dendura, natën e së hënës, janë regjistruar mesatarisht 40-80 milimetra shi në departamentin Var dhe rreth 264 milimetra në komunën Lorgues, njoftoi prefektura. Shërbimet e emergjencave dhe grupet e shpëtimit kanë kryer rreth 600 ndërhyrje dhe operacione shpëtimi. Më tepër se një mijë persona, shumica e të cilëve të ardhur nga departamentet fqinje, janë mobilizuar për të shpëtuar banorët dhe zhbllokimin e rrugëve të bllokuara nga përmbytjet dhe sasi të mëdha balte dhe dherash, ndërkohë që po përdorin mjete fluturuese gjatë operacioneve./ /i.p/
KOMENTE