English

Gjirokastër: Policia Bllokon 3 Automjete Luksoze, Ndalohen Dy Persona

GJIROKASTËR, 16 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Tre automjete luksoze, dy "BMW" dhe një "Benz", prodhime të vitit 2007, janë bllokuar sot nga policia e Gjirokastrës, ndërkohë që dy shtetas janë ndaluar për kontrabandë. Drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në, se "Salento Gërveshi, 34 vjeç nga Lazarati dhe Bektash Kore, 24 vjeç, nga Gjirokastra, janë ndaluar disa orë pasi kanë hyrë ilegalisht në vijën kufitare së bashku me tre automjetet luksoze". Policia tha se automjetet me targa DT 739 FK, CP 221 FL, DP 556 JW, rezultuan të vjedhura pas kontrollit me sistemin ASF-2, por nuk saktësoi vendin e origjinës. Ky është rasti i parë gjatë këtij vitit që policia e qarkut të Gjirokastrës bllokon në jug të vendit automjete luksoze kontrabandë./ch/
KOMENTE