Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haldeda: P/Ligji Për Inspektimin Financiar Publik Standard Në Menaxhimin E Fondeve Publike
English

Haldeda: P/Ligji "Për Inspektimin Financiar Publik" Standard Në Menaxhimin E Fondeve Publike

-Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton në parim p/ligjin- TIRANE, 16 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda deklaroi të mërkurën se p/ligji "Për inspektimin financiar" është pjesë e një pakete ligjesh mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm të sektorit publik, që sjell filozofinë e përgjegjshmërisë për menaxhimin e fondeve publike, por dhe një ndër kërkesat drejt liberalizimit të vizave. "Është pjesë e përmirësimeve tërësore të sistemit rregullator në shërbim të mirëmenaxhimit të fondeve publike dhe bën pjesë në masat për përafrimin e legjislacionit me vendet e Bashkimit Europian", tha Haldeda për këtë p/ligj në një konference për shtyp. Sipas Haldedës, me këtë ligj ndahet objekti i punës së Auditit të Brendshëm, ndërsa veprimtaria i inspektimit financiar nuk interferon dhe as dublon veprimtarinë e KLSH-së, auditit pushtetit vendor apo institucioneve të tjera. "Inspektimi financiar plotëson dhe qartëson aktivitete të paplanifikuara dhe të rastit që vijnë nga ankesat e qytetarëve, medias dhe kur kërkohet nga institucione shtetërore vetëm për problematikë tëjet të veçantë dhe të momentit, pra thjesht fotografon ngjarjen", tha Haldeda. "Do të jetë një standard më shumë për të minimizuar çdo keqmenaxhim e shpërdorim të fondeve publike", theksoi zv/ministri. Për dy ditë, p/ligji "Për inspektimin financiar publik" nisi të diskutohet në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i cili pas debateve të forta, sot mori miratimin në parim. Deputetë të opozitës megjithëse dhanë votën e tyre në parim, ishin skeptikë për fushën e veprimit të tij, nëse kompetencat dublonin veprimtarinë e KLSH-së. Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe tha se "ligji duhet të shqyrtohet në komisionin e Ligjeve për të parë nëse fusha e veprimit të tij ndërhyn edhe në kompetencat e KLSH-së", ndërsa kërkoi edhe opinionin e komisionit të Integrimit nëse p/ligji është në përputhje me direktivat e BE-së. P/ligji "Për inspektimin financiar" mbulon të gjitha institucionet që menaxhojnë fonde publike si dhe njësitë e qeverisjes vendore për projektet që realizojnë me të ardhurat e veta. Në bazë të p/ligjit, inspektimi vjen nga një sinjal i jashtëm ose me kërkesë të një personi publik. Miratimi i këtij p/ligji do të sigurojë rritjen cilësore të menaxhimit të financave publike dhe plotësimin e kuadrit ligjor sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Në bazë të p/ligjit, ministri i Financave do të ketë rolin kryesor në përzgjedhjen e inspektorëve financiarë, detyra e të cilëve është "mbrojtja e interesave financiare të njësive publike kundrejt menaxhimit të rëndë financiar, mashtrimit dhe korrupsionit (neni 2)". Struktura e re që do të ngrihet pranë Ministrisë së Financave duhet të analizojë arsyet dhe kushtet e shkeljes së disiplinës financiare dhe të propozojë masat për gjoba, që shkojnë nga 40 deri në 70 mijë lekë. Shqyrtimi i shkeljeve do të nisë pas ankesave të marra nga institucionet mbi bazën e një grafiku, por edhe nga raportet e KLSH. Kështu, inspektimi do të kryhet edhe në se çështjen e ka trajtuar më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit./n.m/
KOMENTE