Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyri në Kakavijë me makinë të vjedhur, ndalohet italiani
English

Hyri në Kakavijë me makinë të vjedhur, ndalohet italiani

Kakavijë, 16 Qershor, NOA – Një italian me inicialet L.S. është ndaluar nga forcat policore të Kakavijës, ndërsa hynte në pikën e saj kufitare me një automjet tip Benz Mercedes të vjedhur, prodhim i viteve të fundit.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ato kanë bërë menjëherë bllokimin e automjetit i cili mbante targat DP 556 JE.

Pas verifikimit në sistemin ASF-2, ky automjet rezultoi i vjedhur në Itali dhe ky qytetar italian e kishte blerë këtë automjet nga një italian tjetër.

Menjëherë për italianin me inicialet L.S. nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Vjedhjes”, si dhe të “Trafikut të mjeteve motorike”.

Operacioni ndërkaq, vazhdon për verifikimin e të gjitha mjeteve luksoze në qarkun e Gjirokastrës, por edhe të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore të këtij qarku.

n.e/NOA

KOMENTE