Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaosi në QSUT, Dashi: Në gusht zbatojmë planin rregullues
English

Kaosi në QSUT, Dashi: Në gusht zbatojmë planin rregullues

Tiranë, 16 qershor, NOA - Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë do të ndryshojë krejtësisht pamjen e saj. Plani rregullues është tashmë në tavolinën e drejtorit të QSUT, Ilir Dashi dhe në muajin gusht do të nisë zbatimi i tij.

Sipas këtij plani, ndërhyrja e parë, do të jetë ajo e sistemimit të hapësirave për parkimet e vizitorëve, të personelit dhe vend qëndrimet e taksive. Parkimet për vizitoret do të jenë pranë hyrjeve kryesore në spital.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të QSUT, Ilir Dashi, parashikohen tre vend-parkime me kapacitete të mëdha për pacientët dhe familjarët e tyre.

“Në këto parkime do të parashikohen edhe vende për parkimin e mjeteve të invalidëve, për vendosjen e motoçikletave dhe të biçikletave, si dhe për makinat e personelit mjekësor të QSUT”, u shpreh Dashi. Sipas tij, edhe për këto parkime duhet të kihet kujdes në ruajtjen e gjelbërimit ekzistues.

Më pas, vëmendje do ti kushtohet edhe rritjes së cilësisë së rrethimit duke restauruar murin ekzistues, nëpërmjet mbylljeve të të gjitha çarjeve që ka. Në bazë të këtij plani, QSUT do të ketë tre porta hyrëse dhe në pikën e kalimit pranë çdo porte do të parashikohet hapësira e nevojshme për këmbësorët.

Pranë çdo porte hyrëse do të jenë pikat e informacionit dhe tabelat orientuese në territorin e spitalit për të ndihmuar dhe orientuar pacientët.

Gjithashtu parashikohet një skemë e re për sistemimin e mbledhjes se mbeturinave, ku krahas kazanëve të mëdhenj, shërbimi të ofrohet edhe me kazanë më të vegjël grumbullimi në të gjithë territorin.

“Një pikë e rëndësishme e këtij planit, është ndërhyrja në meremetimin e fasadave të objekteve spitalore, në evidentimin e nevojave për meremetim të suvatimit të jashtëm. Aktualisht, ne si Drejtori disponojmë një projekt për lyerjen dhe meremetimin e këtyre fasadave.”, u shpreh Dashi.

Gjatë kryerjes së këtyre punimeve, firmat private që do të kryejnë ndërtime apo meremetime, kanë të parashikuar në kontratë edhe hapjen e puseve për marrjen e ujit, në mënyrë që të mos shfrytëzohet uji i pijshëm që përdoret për pavijonet.

b.a/NOA

KOMENTE