English

Ke - Brukseli Përgënjeshtron Përgatitjen E Një Plani Ndihme Drejt Spanjës

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian përgënjeshtroi sot hamendësimet më të fundit të bëra nga shtypi, të cilave informojnë se po përgatitet një plan ndihme evropiane për Spanjën, pas atij të përdorur për Greqinë, parashikon përdorimin e një sasi likuiditeti prej 200-250 miliardë euro. "Mohoj dhe përgënjeshtroj vendosmërisht këtë informacion të fundit, të hamendësuar nga media", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështjet Ekonomike, Amadeu Altafaj. "Kam bërë të gjitha verifikimet e duhura nga ana e Komisionit lidhur me një ekip të dërguar nga Brukseli, siç thuhej në një artikull të shtypit dhe mund t'ju them se ky informacion është plotësisht i rremë", theksoi ai. Sipas gazetës ekonomike 'El Economista', Bashkimi Evropian dhe FMN-ja janë në pikënisjen e përgatitjes së një plani ndihme për Spanjën, që parashikon një linjë kreditimi prej 200-250 miliardë euro, ndërkohë që shtonte se vendimi për një plan ndihme mund të jetë marrë gjatë një takimi të jashtëzakonshëm dhe sekret ku ishte diskutuar vetëm për situatën spanjolle. "Disa grupe ekspertësh të BE-së, FMN-së dhe të Departamentit amerikan të Thesarit po përgatitin një plan likuiditeti për Spanjën, formulë më e ''zbutur'' se plani i ndihmës për Greqinë", shkruante 'El Economista'./ /i.p/
KOMENTE