Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompani Europiane Të Interesuara Për Rritjen E Prezencës Së Tyre Në Shqipëri
English

Kompani Europiane Të Interesuara Për Rritjen E Prezencës Së Tyre Në Shqipëri

-Kryeparlamentarja Topalli takon përfaqësues të kompanisë "Strabag" - TIRANË, 16 Qershor/ATSH/.- Një nga kompanitë më të mëdha për ndërtimet dhe punët publike në Europë, "Strabag", shpreh interes për një rritje të prezencës së saj në Shqipëri Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli priti sot përfaqësues të kësaj kompanie të cilët shprehën dëshirën "për të lënë gjurmë në zhvillimin e madh infrastrukturor në Shqipëri." Ata shfaqën interes për projektet e mëdha infrastrukturore duke i vlerësuar investimet e tyre në Shqipëri si të sigurta dhe me impakt rajonal. Për kryetaren Topalli investimet dhe projektet e mëdha nga kompani serioze europiane janë gjithnjë të mirëpritura në Shqipëri. "Shqipëria, tha ajo, ndodhet në momentet e saj më të mira, dhe ndryshe nga shumica e vendeve europiane, ka një rritje pozitive ekonomike. Investimet infrastrukturore janë prioriteti ynë dhe kemi kënaqësinë që, klima e favorshme e krijuar për bizneset ka bërë që numri i kompanive të fuqishme të rritet nga viti në vit". Sipas Topalli raportet ndërkombëtare çdo ditë flasin për një ekonomi dinamike të Shqipërisë si dhe vlerësojnë modelin dhe doktrinën e aplikuar në vendin tonë./a.s//a.gj/
KOMENTE