Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Thaçi Në Bruksel, Takime Me Drejtues Të Lartë Të Be-Së, Nato-S Dhe Belgjikës
English

Kosovë - Thaçi Në Bruksel, Takime Me Drejtues Të Lartë Të Be-Së, Nato-S Dhe Belgjikës

S PRISHTINË, 16 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u nis sot për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shtetit belg. Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur paradite, Kryeministri Thaçi tha se vizita e tij në Bruksel do të jetë në funksion të prezantimit të arritjeve në përmbushjen e standardeve për të qenë pjesë në procesin e liberalizimit të vizave dhe të ardhmes së sigurt të Kosovës në strukturat euroatlantike. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, gjatë qëndrimit në Bruksel Thaçi do të pritet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton dhe nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule. Në takimet e kryeministrit Thaçi me udhëheqësit e lartë të BE-së do të rikonfirmohet thellimi i të gjitha angazhimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, marrëveshjen tregtare me BE-në, etj. Pas marrjes së pyetësorit për Marrëveshjen Tregtare me BE-në, në muajt në vijim Kosova pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kryeministri Thaçi do të pritet në selinë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Në këtë takim Thaçi do të prezantojë zhvillimet pozitive në sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Në Bruksel, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me homologu e tij, kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, shteti i të cilit që nga data 1 korrik do të marrë udhëheqjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian. /s.s./
KOMENTE