Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza - Greqi - Sindikatat Sërish Në Protesta Kundër Reformës Së Pensioneve
English

Kriza - Greqi - Sindikatat Sërish Në Protesta Kundër Reformës Së Pensioneve

ATHINË, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Grekët dalin sërish sot në shesh për të protestuar kundër reformës së pensioneve që qeveria po negocion me një mision BE-FMN para se ta paraqesë për votim në parlament. Duke nisur nga sot, për 24 orë, metrotë e Athinës janë paralizuar plotësisht, ndërsa nesër do të protestojnë për pesë orë radhazi edhe punonjësit e të gjithë transporteve urbane. Protestojnë edhe avokatët, pasi dje mjekët denoncuan mungesën e medikamenteve në spitalet publike për shkak të mungesës së furnizimeve nga ana e kompanive farmaceutike të cilave shteti u detyrohet një borxh të konsiderueshëm. Megjithatë qeveria ka shpallur propozime të reja për të zgjidhur krizën. Një manifestim është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme nga dy konfederatat kryesore sindikaliste, ajo e sektorit privat "Gsee" dhe ajo e sektorit publik "Adedy", paralelisht me protestën e sindikatës komuniste "Pame" dhe me ato të organizatave pranë të majtës radikale. Manifestimet përkojnë me praninë në Athinë të një misioni të ri të BE-së dhe FMN-së të cilat po shqyrtojnë reformën e pensioneve që parashikon ngrirje, reduktime dhe rritjen e moshës për daljen në pension. Sindikatat po përgatisin një grevë të re të përgjithshme, e pesta kundër planit të kursimit, me rastin e paraqitjes në parlament të projektligjit për pensionet, parashikuar brenda muajit. /e.v/
KOMENTE