Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kriza Politike, Krizë Artificiale E Krijuar Nga Opozita
English

Meta: Kriza Politike, Krizë Artificiale E Krijuar Nga Opozita

TIRANE, 16 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi sot pas një takimi me një grup nxënësish dhe studentësh të Luginës së Preshevës se " përpjekjet e kryetarit të PS-së, Edi Rama për të penguar integrimin e vendit janë shumë të gabuara, sepse është i vetmi rast në botë, ku opozita për gati një vit nuk ka dhënë asnjë kontribut pozitiv në drejtim të proceseve inetgruese". Meta shtoi se "opozita ka gati një vit që nuk ka votuar për asnjë ligj apo nuk ka dhënë asnjë kotribut për kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave". Meta i quajti "shumë të gabuara" përpjekjet e opozitës për të lobuar edhe me elementë kredibel, duke dëmtuar imazhin e vëndit për qëllime të ngushta dhe personale politike. "Shqiptarët pavarësisht se çfarë force politike i përkasin, u intereson t'u hiqen vizat dhe gjithë pengesat me BE dhe me gjithë vëndet e tjera, që të gjitha forcat politike të bëjnë detyrën e tyre për të plotësuar këtë aspiratë kombëtare", tha Meta. Duke shprehur besimin se perpjekjet destruktive të opozitës do të marrin fund me nje sjellje më të përgjegjshme dhe europiane, në raport edhe me kërkesat që janë bërë, ministri Meta tha se "një krizë që e krijon vete, një krizë artificiale nuk mund t'a faturoje te të tjerët, ndërkohe që të gjitha zgjidhjet dhe alternativat i ka patur prej kohe përpara të paraqitura edhe nga ana e maxhorancës, dhe nga ana e përfaqësuesve të komunitete ndërkombëtar, të cilat kërkojnë një zgjidhje transparente, por gjithnjë në respekt të Kushtetutës". Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta shtoi se në takimin e djeshëm i ministrave të Jashtëm të Nismës së Evropës Qëndrore, NEQ në Budva (Mali i Zi) u konfirmua edhe një herë mbështetja e vendeve anëtare të BE në përkrahje e liberalizmit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, si dhe përkrahja për mbështetjen e vëndit tonë dhe Malin e Zi për marrjen e statusit të vendit kandidat sa më shpejt në të ardhmen e afërt "Ishte një konfirmi i vullnetit të qartë që ka bërë BE për të përkrahur proceset integruese të Shqipërisë duke u mbështetur edhe në rezultatet konkrete që vendi ka arritur, si në plotësimin e të gjitha kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ashtu edhe në drejtim të përgjigjes që i është dhënë Pyetësorit të dorëzuar nga KE deri tani", përfundoi Meta./n.m/
KOMENTE