English

Ndërhyrja në punët e vendorëve, miratohet protokolli që e lejon

Tiranë, 16 Qershor, NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim Protokollin shtesë të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore, mbi të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti vendor.

Protokolli shtesë u hartua nga Këshilli i Europës dhe Komiteti Europian për Demokraci lokale dhe Rajonale.

Ai dëshmon për arritjen e standardeve, mbi pjesëmarrjen demokratike në nivel lokal. Miratimi i Protokollit është në përputhje edhe me angazhimet e marra në Deklaratën e Budapestit, miratuar në Konferencën Europiane të Ministrave përgjegjës për qeverisjen lokale e rajonale.

Gjatë këtij evenimenti, u ra dakord që ta bëjmë qeverisjen e mirë lokale dhe rajonale një objektiv thelbësor për t’u ndjekur nga vendet anëtare, në mënyrë që t’u përgjigjemi sfidave të shoqërive tona dhe të arrijmë pritshmërinë e ligjshme të qytetarëve tanë.

n.e/NOA

KOMENTE