Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshojnë procedurat për pasaportat dhe vlefshmërinë e tyre, të gjitha detajet
English

Ndryshojnë procedurat për pasaportat dhe vlefshmërinë e tyre, të gjitha detajet

Tiranë, 16 qershor 2010 NOA – Qeveria shqiptare vendosi sot të propozojë një projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe në të, ndër më thelbësorët, është shtyrja pa asnjë afat të përcaktuar, e vlefshmërisë së pasaportave aktuale, jobiometrike.

Sipas vendimit dhe projektligjit të qeverisë, “pasaportat e vlefshme, të zakonshme, do të jenë në qarkullim deri në përcaktimin e një afati përfundimtar”.

Më poshtë ju sjellim detaje të dobishme për ndryshimet e sotme:

Në ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Emërtimi “Ministria e Rendit Publik”, në të gjitha rastet ku është përdorur, zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Brendshme”.

Neni 2

Termi “pasaportë”, në të gjitha rastet ku është përdorur, zëvendësohet me “pasaportë biometrike”.

Neni 3

Paragrafi i dytë, i nenit 3, shfuqizohet.

Ky nen, ishte: “Në të gjitha rastet, vlefshmëria e pasaportës mund të zgjatet vetëm një herë, për një periudhë njëvjeçare”.

Neni 4

Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 6

“Procedura e aplikimit dhe dokumentet që paraqiten për aplikim përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.”.

Neni 6, ishte: “Shtetasi pajiset me pasaportë të zakonshme pranë organit të policisë, në juridiksionin e vendbanimit të vet të përhershëm, pasi paraqet: kërkesën me shkrim; certifikatën e lindjes me fotografi; fotografi të përmasave 4 x 5 cm (copë tre). Pajisja me pasaportë të zakonshme bëhet brenda një muaji nga data e paraqitjes së kërkesës”.

Neni 5

Neni 7 ndryshohet, si më poshtë si vijon:

“Neni 7

Pasaporta biometrike, e zakonshme, tërhiqet pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë. Tërheqja e pasaportës biometrike kryhet nga shtetasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme, ose një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshortja/prindi, fëmija madhor) ose kujdestari ligjor për të miturit dhe për shtetasit pa zotësi për të vepruar.

Pasaporta e shërbimit dhe ajo diplomatike tërhiqet pranë zyrës përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme.”.

Neni 7 ishte: “Kërkesa dhe dokumentet për pajisjen me pasaportë, si dhe tërheqja e saj në organin e policisë bëhet nga vetë shtetasi ose nga i ngarkuari me prokurë të posaçme, ose nga prindi ose kujdestari për të miturit ose shtetasit pa zotësi për të vepruar”.

Neni 6

Në nenin 9 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në fund të paragrafit të parë, shtohen fjalët: “...kur ndryshojnë përbërësit e gjendjes civile.”.

2. Në paragrafin e dytë, fjalët “...nga pakujdesia e mbajtësit të saj...” shfuqizohen.

Ja si ishte neni 9: “Pasaporta shpallet e pavlefshme kur: - denoncohet nga vetë shtetasi se i ka humbur, i është vjedhur ose grabitur; - është dëmtuar nga pakujdesia e mbajtësit të saj; - i janë plotësuar fletët me shënime zyrtare; - vërtetohen rastet e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji”.

Neni 7

Neni 12 shfuqizohet.

Neni 12, ishte: “Tarifat për pajisjen dhe ripajisjen me pasaportë të zakonshme përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Rendit Publik, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Financave”.

Neni 8

Në nenin 13, fjalët “...dhe sistemi i lëshimit...” shfuqizohen.

Neni 13 i plotë ishte ky: “Modeli i pasaportës dhe sistemi i lëshimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Neni 9

Dispozitë kalimtare

Pasaportat e vlefshme, të zakonshme, do të jenë në qarkullim deri në përcaktimin e një afati përfundimtar.

Tarifat për pajisjen dhe ripajisjen me pasaportë biometrike janë të përcaktuara në kontratën koncesionare, ratifikuar me ligjin nr.9972, datë 28.7.2008. Me përfundimin e kësaj kontrate, këto tarifa do të përcaktohen me akte ligjore dhe nënligjore.

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Fund

r.n/NOA

Më poshtë gjendet i plotë, ligji Nr.8668, datë 23.11.2000 PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Neni 1 Pasaporta për jashtë shtetit është dokumenti që vërteton identitetin dhe shtetësinë shqiptare të mbajtësit të saj, me anën e së cilës ai mund të dalë e të hyjë nga dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të udhëtojë nga një shtet i huaj në një tjetër. Pasaporta për jashtë shtetit është një dokument me shkallë të lartë sigurie, në përputhje me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Neni 2 Të gjithë shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të pajisen me pasaportë. Shtetasit shqiptarë, që me vendim të gjykatës kanë zotësi të pjesshme për të vepruar ose nuk kanë zotësi për të vepruar, pajisen me pasaportë vetëm me kërkesë të prindërve ose të kujdestarit të tyre. Neni 3 Shtetasit deri në moshën 16 vjeç pajisen me pasaportë të vlefshme për 5 vjet, ndërsa ata mbi 16 vjeç pajisen me pasaportë të vlefshme për 10 vjet. Në të gjitha rastet, vlefshmëria e pasaportës mund të zgjatet vetëm një herë, për një periudhë njëvjeçare. Neni 4 Pasaporta shqiptare është e zakonshme, shërbimi dhe diplomatike. Kriteret për lëshimin e pasaportës së shërbimit dhe asaj diplomatike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 5 Pasaporta e zakonshme lëshohet nga Ministria e Rendit Publik, ndërsa pasaporta e shërbimit dhe ajo diplomatike lëshohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. Për shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, veprohet sipas rregullave të caktuara nga Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Neni 6 Shtetasi pajiset me pasaportë të zakonshme pranë organit të policisë, në juridiksionin e vendbanimit të vet të përhershëm, pasi paraqet: kërkesën me shkrim; certifikatën e lindjes me fotografi; fotografi të përmasave 4 x 5 cm (copë tre). Pajisja me pasaportë të zakonshme bëhet brenda një muaji nga data e paraqitjes së kërkesës. Neni 7 Kërkesa dhe dokumentet për pajisjen me pasaportë, si dhe tërheqja e saj në organin e policisë bëhet nga vetë shtetasi ose nga i ngarkuari me prokurë të posaçme, ose nga prindi ose kujdestari për të miturit ose shtetasit pa zotësi për të vepruar. Neni 8 Shtetasit i bllokohet pasaporta kur: - ka të dhëna të mjaftueshme se mbajtësi i saj e ka marrë atë duke falsifikuar dokumentet për lëshimin e saj; - në pasaportë ka shënime të bëra nga organe ose persona të paautorizuar; - ka lënë funksionin për të cilin ka marrë pasaportën e shërbimit ose atë diplomatike, me përjashtim të rasteve kur me ligj të veçantë është parashikuar ndryshe. Neni 9 Pasaporta shpallet e pavlefshme kur: - denoncohet nga vetë shtetasi se i ka humbur, i është vjedhur ose grabitur; - është dëmtuar nga pakujdesia e mbajtësit të saj; - i janë plotësuar fletët me shënime zyrtare; - vërtetohen rastet e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji. Neni 10 Vlerësimi dhe administrimi i pasaportës së pavlefshme bëhet përkatësisht nga organi që e ka lëshuar. Neni 11 Shtetasi ripajiset me pasaportë në rastet e përcaktuara në nenin 9, si dhe kur pasaportës i ka mbaruar afati i vlefshmërisë. Për ripajisjen me pasaportë të zakonshme zbatohen të njëjtat rregulla si për marrjen e saj për herë të parë. Neni 12 Tarifat për pajisjen dhe ripajisjen me pasaportë të zakonshme përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Rendit Publik, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Financave. Neni 13 Modeli i pasaportës dhe sistemi i lëshimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 14 Pajisja me pasaportë të re, sipas këtij ligji, do të bëhet pas përfundimit të vlefshmërisë së pasaportës ekzistuese me të cilën është pajisur çdo shtetas shqiptar. Neni 15 Dekreti nr.7393, datë 12.6.1990 "Për lëshimin e pasaportave dhe dhënien e vizave", me ndryshimet e bëra, si dhe çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Neni 16 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K RY E T A R I Skënder Gjinushi Shpallur me dekretin nr.2817, date 5.12.2000 te Presidentit te Republikes se Shqiperise Rexhep Meidani

KOMENTE