Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një ‘mbret i çmendur’ në Tiranë
English

Një ‘mbret i çmendur’ në Tiranë

Tiranë, 16 qershor, NOA - Ka mbërritur në Tiranë për një eksperiencë të re teatrore. Shfaqja quhet “Mbreti i çmendur”, ndërsa vetë autori Marsel Morize. Një produksion i kompanisë franceze “Les Zinzins” në partneritet me Association la Bifurk, Centre Loisir et Culture d’Eybens, SARL-SCOOP Tchookar.

Me mbështetjen e Teatrit të Metropolit, Ambasadës Franceze në Tiranë dhe Aleancës Franceze. Publiku do të mundet të shohë këtë shfaqje në datat 17 dhe 18 qershor 2010 ora 19.30 ne Arenën e Cirkut.

Në këtë prezantim teatror eksperimentohet nëpërmjet poezisë, teatrit të hijeve, projeksionit, muzikës dhe kërcimit.

Regjisori ka menduar të prezantojë histori që janë, sipas tij, të jashtëzakonshme. Në pyetje janë vlera, si të eksplorohen, të kuptohen ndryshimet, keqkuptimet, transformimet dhe ndarja e tyre.

Kështu gjendemi përballë situatave që vetë ne i krijojmë, shpesh me karakter komik, argëtues, po aq sa edhe dramatik. Histori që u referohen vështirësive tona të së përditshmes.

Regjisori shprehet se “Tema mund të variojë. Ne do të prezantojmë atë që ka të bëjë pak me fëmijërinë, autonominë, zbulimin e gjesteve të thjeshta dhe, mbi të gjitha me temën e mekanizimit apo të dehumanizimit që mund të sjellë organizimi i jetës sociale në një shoqëri.

Të njëjtat gjeste në dy mjedise të ndryshme a kanë të njëjtën vlerë? Gjatë kësaj rruge ne zbulojmë vlera të tilla si : vullneti, dëshira, kënaqësia, mërzitja, përsëritja, eksperimentimi, arritja, dështimi, dashuria, urrejtja, vështirësia, lehtësia, etj”.

Shfaqja u drejtohet fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve …dëshira për të ndarë një moment poetik e çon publikun në një gjendje ëndërrimtare. Punohet me forma të cilat mund të kuptohen në nivele të ndryshme. “Mbi të gjitha ne jemi në mbrojtje të shkëmbimit midis brezave që asnjëri prej tyre të mos humbë kontaktin me të tjerët”- vazhdon regjisori Morize.

Autor: Marcel Morize

Regjia: Joaquim Briand

Interpretojnë:

Marcel Morize : aktor, muzika

Eglantina Haxhi : aktore

Elton Muça : projeksion kinematografik.

Lojo Morize : ndriçimi

m.s/NOA

KOMENTE