Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama qetëson qytetarët: “BP” do ju paguajë dëmet nga nafta
English

Obama qetëson qytetarët: “BP” do ju paguajë dëmet nga nafta

Uashington, 16 Qershor, NOA – Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka qetësuar dje publikisht qytetarët e prekur nga katastrofa e rrjedhjes së naftës në det, duke i garantuar ata se kompania britanike “British Petrolium”, do t’ua paguajë të gjitha dëmet.

Kështu, gati dy muaj pas shpërthimit të platformës pluskuese të shpimit të naftës së kësaj kompanie, nga i cili mbetën 11 të vrarë dhe nisi të rrjedhë naftë pa pushim, presidenti Obama tha mbrëmë se qeveria amerikane do ta mbajë përgjegjëse kompaninë “British Petrolium”.

“Ne do ta luftojnë rrjedhjen e naftës me gjithçka kemi për aq kohë sa do të duhet. Ne do ta bëjmë “British Petrolium” që të paguajë për dëmet që shkaktoi kompania e saj. Dhe do të bëjmë gjithçka nevojitet për të ndihmuar zonat e prekura dhe njerëzit që ta marrin veten nga tragjedia”, deklaroi ai publikisht.

Ai shtoi më pas se ka një takim me krerët e “British Petrolium”, të cilëve do t’u kërkojë që të krijojnë një fond të administruar nga një palë e tretë e pavarur në ndihmë të viktimave të rrjedhës së naftës.

Përveç të tjerash, Obama njoftoi zgjedhjen e tij për të drejtuar agjencinë qeveritare që mbikëqyr zhvillimet e naftës dhe të gazit, e cila është akuzuar për mbikëqyrje të dobët të industrisë.

n.e/NOA

KOMENTE