Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prefekti I Tiranës Padit Policinë Bashkiake Për Shkelje Të Kompetencave
English

Prefekti I Tiranës Padit Policinë Bashkiake Për Shkelje Të Kompetencave

TIRANA, 16 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ - Shpërdorimi i detyrës nga Policia Bashkiake lidhur me problemet e trafikut të rënduar në Tiranë, e kanë detyruar Prefektin e Qarkut, Keltis Kruja që t'a padisë atë në organin e akuzës për shkelje të kompetencave. Sipas një njoftimi për shtyp të Prefekturës, "duke marrë shkas nga shqetësime të ngritura në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme për probleme të trafikut në kryeqytet, Prefektura e Qarkut Tiranë ka konstatuar shpërdorimin flagrant të detyrës, në rregullimin e trafikut nga Policia Bashkiake, për më tepër me uniforma të pa miratuara nga institucionet përkatëse'. Sipas Prefekturës, "këto veprime përbëjnë përvetësim të funksionimit të Policisë së Shtetit dhe tejkalim të kompetencave ligjore të Policisë Bashkiake. Ky veprim bie në kundërshtim me kodin rrugor ku përcaktohet qartë se kryerja e veprimeve nga ana e Policisë Bashkiake bëhet vetëm për shkeljet që kanë të bëjnë me parkimet e kryera në rrugët që janë në administrim të Bashkisë". "Në vazhdën e shpërdorimit të detyrës, Prefektura e Qarkut Tiranë ka vërejtur në mënyrë të përsëritur prezencën e efektivave të Policisë Bashkiake me uniformë në tubime, veprim i cili bie ndesh me ligjin për tubimet", bën të ditur njoftimi i Prefekturës. Këto shkelje kanë bërë që Prefekti i Qarkut Tiranë, Keltis Kruja t'i drejtohet organit të akuzës për të gjitha këto shkelje ligjore./n.m/
KOMENTE