English

Qeveria E Arabisë Saudite Hedh Poshtë Akuzat Se Ka Lejuar Izraelin Për Sulme Kundër Iranit Nga Hapësira E Saj Ajrore

TIRANË, 16 Qershor/ATSH/- Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka hedhur poshtë akuzat se i ka dhënë leje Izraelit për të ndërmarrë sulme kundër Iranit nga hapësira e saj ajrore; thuhet në një deklaratë zyrtare të qeverisë së kësaj mbretërie. Në deklaratën e shpërndarë për mediat nënvizohet se "Mbretëria e Arabisë Saudite ka ndjekur akuzat shpifëse dhe të rreme, të raportuara nga disa media britanike, të cilat janë shprehur se Arabia Saudite ka lejuar Izraelin të ndërmarrë sulme kundër Iranit nga hapësira e saj ajrore". "Mbretëria e Arabisë Saudite konfirmon dhe një herë qëndrimin e prerë dhe solid se sovraniteti i saj nuk do të shkelet kurrë dhe nuk do të lejojë në mënyrë kategorike që hapësira ajrore apo territoret e saj të shfrytëzohen për qëllime agresioni kundër vendeve të tjera. Do të ishte e palogjikshme që Arabia Saudite t'i jepte Izraelit një leje të tillë, aq më tepër që me të nuk e lidh asnjë formë marrëdhënieje bashkëpunim", përfundon deklarata e qeverisë së Mbreterisë së Arabisë Saudite./k.sh/
KOMENTE