English

Raporti i OSBE: Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë, ka dështuar

Vjenë, 16 Qershor, NOA – Procesi i gjykimit të krimeve të luftës në Kosovë duket se ka dështuar dhe një fakt të tillë e pohon një raport i fundit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, i cili trajton çështjet e krimeve të luftës në periudhën 1999-2009.

Në raportin “Gjykimet e Krimeve të Luftës në Kosovë, një vlerësim pas dhjetë vjetësh”, ekspertët e OSBE-së konstatojnë se asnjëherë krimeve të luftës nuk u është dhënë prioritet dhe se ka pasur probleme në secilën fazë të procesit gjyqësor. “Është lehtë të kuptohet se krimet e luftës janë komplekse, që nënkupton se është vështirë të merresh me to, t’i hetosh, t’i ndjekësh dhe t’i mbrosh ato. Sa më të vjetra të bëhen rastet e krimeve të luftës, aq më të vështira do të jenë për t’u gjykuar”, citon raporti i OSBE-së.

Duke e prezantuar atë, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, ka theksuar se viktimat, dëshmitarët dhe dëshmitë e kohës së luftës mund të bëhen më pak të qasshme me kalimin e kohës, prandaj sistemi gjyqësor

Po ashtu, rekomandohet që policët e Kosovës të punojnë ngushtë me njësinë e specializuar të EULEX-it dhe t’u ofrojnë mbrojtje dëshmitarëve dhe familjeve të tyre, të cilët janë të përfshirë në rastet e krimeve të luftës.

n.e/NOA

KOMENTE