Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Berisha gënjen për rritjen ekonomike
English

Shalsi: Berisha gënjen për rritjen ekonomike

Tiranë, 16 qershor, NOA – Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha për rritje ekonomike dhe vlerësim të institucioneve ndërkombëtare, ka reaguar Partia Socialiste, duke hedhur poshtë deklaratat për një situatë ekonomike të qëndrueshme.

“Ndërkohë që nga Sali Berisha pritet zgjidhja e krizës së kutive të mbyllura që po degradon tashmë dhe ekonominë, ne si Shqipëri dilkemi në dhjetëshen e parë të Bashkimit Europian për nga zhvillim ekonomik”, u shpreh për mediat deputeti i PS-së, Eduard Shalsi.

Në emër të PS, Shalsi theksoi se të gjitha autoritetet ndërkombëtare e kanë pranuar ekzistencën e krizës. Ai shtoi se shqiptarët e ndjejnë krizën ekonomike.

“Ndërkohë që PE shprehet i shqetësuar në të gjithë nivelet për ekzistencën e krizës dhe për gjetjen e një marrëveshje për zgjidhjen e saj. Nga ana tjetër shqiptarët e paguajnë dhe po ndiejnë deri në palcë ekzistencën e krizës ekonomike, Sali Berisha nuk gjen rrugë tjetër më të mirë se sa ta fyejë popullin e tij duke u orvatur t’a ngopë dhe t’i ofrojë lugën e zbrazur të gënjeshtrave përditë e më të mëdha”, tha ai.

Për të gjitha këto, Shalsi ka akuzuar kryeministrin Berisha duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor.

“Fakti është që Shqipëria se sotme përditë e më tepër po varfërohet, përditë e më tepër po bëhet më e papunë, përditë e më tepër po i vritet shpresa. Dhe faji për këtë nuk është i asnjë njeriu tjetër përveçse i Sali Berishës”, tha Shalësi.

m.xh.NOA

KOMENTE