Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba Dhe Koreja E Jugut Monitorojnë Nëndetëset Koreanoveriore
English

Shba Dhe Koreja E Jugut Monitorojnë Nëndetëset Koreanoveriore

SEUL, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Forcat detare amerikane dhe koreanojugore do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të monitoruar nëndetëset koreanoveriore dhe për të shkëmbyer më shumë informacione rreth tyre, deklaruan sot zyrtarët. Kjo marrëveshje u arrit në kuadër të tensioneve mes dy Koreve, pas mbytjes në muajin mars të një anijeje koreanojugore nga Koreja e Veriut, sipas rezultateve të një hetimi ndërkombëtar. Marina koreanojugore theksoi në një komunikatë se marrëveshja me SHBA-në duhet t'i mundësojë dy aleatëve përmirësimin e shkëmbimit të informacionit përsa i përket nëndetëseve koreanoveriore. ''Dy shtetet vendosën të bashkëpunojnë në kuadër të një manovre kundër përhapjes së armëve bërthamore ndërmarrë nga Uashingtoni që do të përdoret për ti dhënë fund trafikut të armëve që kryehet nga Koreja e Veriut në ujrat që rrethojnë gadishullin'', vijon komunikata./ /ec/ a.jor.
KOMENTE