Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër: Ndahet Nga Jeta Artistja Florinda Gjergji
English

Shkodër: Ndahet Nga Jeta Artistja Florinda Gjergji

SHKODËR, 16 Qershor/ATSH-G. Marku/- Ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 82 vjeçare këngëtarja e njohur lirike Florinda Gjergji. Artistja shkodrane ka debutuar për herë të parë në skenë në moshën 18 vjeçare, duke u bërë ndër zërat më të preferuar për artëdashësit e qytetit të saj dhe më gjerë. Në karrierën e saj spikat dhe interpretimi në rolin kryesor në operan "Mrika", vënë në skenën e teatrit "Migjeni" 50 vite më parë. Së bashku me bashkëshortin e saj Ndrekë Gjergji, ajo ka intepretuar sa e sa këngë, ndër të cilat "Bulqizake bukuroshe", "Marshallah bukurisë satë", "Jepma mollën", "Margjelo", etj. Florinda Gjergji është nderuar me titullin "Artiste e Merituar", "Krenaria e qytetit", akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Burime nga drejtoria e teatrit Migjeni të Shkodrës thanë se homazhet në nderim të artistes Gjergji do të zhvillihen në hollin e këtij teatrit nga ora 09.00-10.00. /k.sh/
KOMENTE