English

Sport-Botëror/ Kili Arrin Fitore Minimale Ndaj Modestëve Të Hondurasit

TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kili ka dalë fitues nga ndeshja e parë e Grupi H. Skuadra e teknikut argjentinas Marselo Bielsa mposhti 1-0 ekipin e Hondurasit falë një goli të mesfushorit Beausejour në minutën e 34-t. Kilenët dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, por nuk arritën të fitonin më tepër se me një gol diferencë. Kili humbi disa raste të pastra me Poncen dhe Islan. Për fatin e kilenëve skuadra e Hondurasit, pa Suazon e dëmtuar dhe me Alvarezin në sulm, nuk arriti të ishte asnjëherë e rrezikshme. Grupi H Honduras - Kili 0-1 Shënues: Beausejour 34' Honduras (4-2-3-1): Valladares; Mendoza, Chavez Guity, Maynor Figueroa, Izaguirre; W. Palacios, Guevara (66' Thomas); Alvarez, Espinoza, Nunez; Pavon (60' Welcome). Trajner: Javier Rueda Kili (4-3-3): Bravo; Isla, Medel, Ponce, Vidal (81' Contreras); Millar (52' Jara), Fernandez, Carmona; Sanchez, Valdivia (86' M. Gonzalez),
KOMENTE