English

Sport-Botëror/ Startojnë Takimet E Dyta Në Grup Me Ndeshjen Afrika E Jugut - Uruguai

TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Me takimin Spanjë Zvicër (0-1) janë mbyllur takimet e para në grup, ndërsa sonte në orën 20:30 fillojnë takimet e dyta të grupeve, me ndeshjen Afrika e Jugut - Uruguai. Starti i ndeshjeve të dyta të grupeve bëhet me një duel që do të fillojë të përvijojë skuadrat që do të kualifikohen në grupin A, ku për momentin të gjitha kanë nga një pikë. Praktikisht, as afrikanojugorëve, as uruguajanëve nuk u lejohet të humbasin, nëse duan të avancojnë më tej, pasi gjithçka do të komprometohej seriozisht. Domethënës është fakti se deri tani, asnjëherë skuadra pritëse e Botërorit s'është eliminuar që në fazën e parë. Mesfushori afrikanojugor Steven Pienaar ka pranuar se është i lodhur, por kjo s'do ta ndalojë të zbresë në fushë për të tërhequr ekipin e tij. Grupi i lojtarëve të trajnerit Parreira është i plotë dhe pa ndonjë problem. Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Khune; Gaxa, Khumalo, Mokoena, Thëala; Letsholonyane, Dikgacoi; Modise, Pienaar, Tshabalala; Mphela Tek Uruguai, mesfushori Gargano do të zërë rolin e organizatorit në skuadër,.pas mungesës ndaj Francës. Nuk përjashtohet që sulmi të jetë i përbëra nga Forlan, Suarez dhe Kavani. I pezulluar është Lodeiro, pas kartonit të kuq. Formacioni i mundshëm (3-4-1-2): Muslera; Lugano, Godin, Victorino; Pereira, Perez, Gargano, Pereira; Forlan; Suarez, Cavani - Mundësitë (në %) sipas mesatares së agjencive të basteve 33% 1 32% X 35% 2 - Dueli i vetëm i Uruguajit kundër një ekipi afrikan në Botëror ishte ai vitit 2002, kur barazoi 3-3 ndaj Senegalit - Asnjëherë në historinë e Botërorit skuadra organizatore s'është eliminuar në fazën e grupeve - Afrika e Jugut është skualifikuar në raundin e parë gjatë dy pjesëmarrjeve të fundit në turneun ndërkontinental - Uruguaji u kualifikua për në fazën tjetër kur drejtohej nga Oscar Tabarez (trajneri aktual) në Botërorin 1990. - Afrikano-jugorët kanë fituar vetëm dy nga 13 përballjet e tyre ndaj kundërshtarëve amerikano-jugorë - Afrikanët s'kanë mundur të shënojnë në 6 nga 13 ndeshjet e tyre ndaj ekipeve nga Amerika e Jugut. - Katër nga 6 ndeshjet e Afrikës së Jugut në finalet e një Botërori kanë qenë barazime - Kurse uruguajanët kanë barazuar tre ndeshjet e tyre të fundit në Kupën e Botës, teksa kanë fituar vetëm një herë në 17 takime të luajtura para kësaj të sotmes Afrika e Jugut - Uruguaj 16 qershor, ora 20:30, në "Loftus Versfeld Stadium", Pretoria; Gjyqtar: Massimo Busacca (Zvicër) /s.s./
KOMENTE