Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Zvicra, Pengesa E Parë Për Spanjën Në Rrugën Për Kupën E Botës
English

Sport-Botëror/ Zvicra, Pengesa E Parë Për Spanjën Në Rrugën Për Kupën E Botës

- Pasi triumfoi në mënyrë madhështore në Euro 2008, Spanja kërkon të jetë ajo superfuqia futbollistike e planetit -. TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Spanja do të nisë fushatën e saj për titullin e parë botëror, duke synuar së pari nënshtrimin e Zvicrës, në ndeshjen hapëse të grupit H. Pasi triumfoi në mënyrë madhështore në Euro 2008, Spanja kërkon të jetë ajo superfuqia futbollistike e planetit, duke pasur as më pak dhe as më shumë objektiv të vetëm trofeun e Kupës së Botës. Skuadra e Vinsente del Boskes është e kompletuar dhe me eksperiencë, me lojtarë të kalibrit të lartë ndërkombëtar, të aftë të shkatërrojnë çdo pengesë që i del përpara. Spanja do të ketë mundësi të tregojë formën e saj të shkëlqyer përballë Zvicrës si çifti i fundit që mbyll xhiron e ndeshjeve të para në grupe. Del Boske ia ka dalë të ketë të gjithë grupin në dispozicion, por ende ka disa dyshime të vogla te lojtarët kyç si Fernando Torres, Cesk Fabregas dhe fantazisti Andres Iniesta. Sulmuesi i Liverpulit, Torres, është rikuperuar nga dëmtimi, por ndoshta mund ta nisë ndeshjen nga stoli. Andres Iniesta është gjithashtu në dyshim për formacionin startues pas dëmtimit të vogël në shkatërrimin 6-0 në miqësoren kundër Polonisë. Cesk Fabregas pasi mungoi në fund të sezonit me Arsenalin për shkak të dëmtimit në këmbë, mund të jetë në mesfushën me pesë lojtarë me "Këpucën e artë" të Euro 2008-s, David Vija në linjën sulmuese. Zviceranët ia dolën të fitonin një vend në Afrikën e Jugut, pavarësisht humbjes shokuese me Luksemburgun. Gjithsesi, ata konsiderohen si jo favoritë në grup, duke pasur parasysh se Spanja dhe Kili kanë më shumë potencial. Trajneri Otmar Hitcfeld vuan nga dy dëmtime të rëndësishme të lojtarëve si Aleksandër Fraj dhe Valon Behrami, të cilët nuk do të jenë në formacion. Kapiteni Frey ka një problem në kavilje dhe do të zëvendësohet në sulm nga Eren Derdijok, ndërkohë që mesfushori i Uest Hemit, Valon Behrami ka probleme në kofshë. /a.ke/
KOMENTE