Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Zvicra Shtang Kampionët E Evropës Në Debutimin E Botëorit
English

Sport-Botëror/ Zvicra Shtang Kampionët E Evropës Në Debutimin E Botëorit

TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Spanja humbi 1-0 në ndeshjen e saj të parë në finalet e këtij Botërori. Ka qenë Zvicra, e drejtuar nga tekniku i njohur gjerman, Otmar Hicfeld, ajo që u ka shkaktuar njëlloj "tërmeti" spanjollëve, kampionëve të Europës. Të cilët ia kanë komplikuar mjaft gjërat vetvetes me këtë humbje, si të ishin modestë, jo si ata konsiderohen ndër favoritët kryesor për titullin e kampionit të Botës. Të paktën në letër. Ekipi spanjoll ka vuajtur, nuk ka qenë në gjendje për të shënuar, edhe pse raste ka pasur jo pak. Cdo iniciativë e Spanjës drejt portës zviceriane ka dështuar përballë mbrojtjes, e cila ka zhvilluar një 90-minutësh heroik, duke neutralizuar sulmuesit më të mirë në botë, si Fernando Torres, David Villa, Pedro, Iniesta etj. Fitorja e ngjit Zvicrën në krye të grupit H me 3 pikë aq sa kili që mposhti sot Hondurasin po me rezultatin 1-0. Spanjë-Zvicër 0-1 Shënues: Fernandes 52' Spanja(4-1-4-1): Casillas; Sergio Ramos, Piquet, Puyol, Capdevila; Busquets (61' Torres); Silva (61' Jesus Navas), Xavi, Xabi Alonso, Iniesta; Villa. Trajner: Vinsente Del Bosque Zvicra (4-4-1-1): Benaglio; Lichsteiner, Senderos (35' Von Bergen), Grichting, Ziegler; Barnetta, Inler, Huggel, Fernandes; Derdiyok; Nfuko.Trajner: Otmar Hitzfeld Duhet pranuar që lojën në këtë sfidë e ka bërë Spanja, e cila ka dominuar në të gjithë treguesit, përvec golit, që ka folur me "gjuhën zvicerane" kësaj here. Zvicra është treguar mjaft prtagmatiste, e udhëhequr me mjaft zgjuarsi nga Hicfeld, që e kishte studiuar me imtësi lojën e spanjollëve dhe iu kundërvu asaj me efikasitet maksimal, aq sa të beasuarit e Del Boskes nuk po u besonin syve teksa minutat kalonin dhe humbja i turpëronte të gjithë, sepse ishin kampionë të Europës. Goli i shënuar nga Fernandez, në minutën e 52-të, mbeti deri në fund i pandryshuar, duke e dërguar Zvicrën në "qiellin e shtatë", ndërsa Spanja e nis në mënyrën më të keqe Botërorin. Tashmë Spanjës, në dy ndeshjet e tjera në grup i duhet patjetër fitorja, nëse do të vijojë më tej. Grupi H
KOMENTE