English

Sport-Merkato/ Bekim Bala Transferohet Tek Gençlerbirligi

- Sulmuesi shkodran i Kombëtares U-21, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare - TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Bekim Bala, sulmuesi i talentuar shkodran (19 vjeç, 17 gola në të dy kompeticionet, kampionat e kupë) do të luajë për skuadrën turke Gençlerbirligi. Sipas faqes zyrtare të klubi turk, lojtari i Kombëtares U-21 do të firmosë një kontratë 5-vjeçare në një prej kampionateve më të forta në botë. Vllaznia pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro nga ky transferim. Te Gençlerbirligi sezonin e ardhshëm do të luajë edhe mbrojtësi kosovar i Kombëtares, Debatik Curri (do të përfitojë 200 mijë euro në sezon). Turqia është një vend i njohur për klubin shkodran, pasi para dy sezonesh u transferuan te Hacetepe, Gilman Lika, Admir Teli (aktualisht në Azerbajxhan) dhe Xhevair Sukaj (aktualisht në Egjipt). Më parë në Turqi ka luajtur edhe Vioresin Sinani. /s.s./
KOMENTE