Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Gjergji Muzaka Firmos 3 Vjet Për Dinamon
English

Sport-Merkato/ Gjergji Muzaka Firmos 3 Vjet Për Dinamon

RANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Skuadra e Tiranës po kalon një nga periudhat më të vështira të saj, teksa lojtarët kryesorë po largohen nga skuadra. I pari i larguar nga Tirana ka qenë mesfushori Gjergji Muzaka, që ka nënshkruar sot një kontratë 3 vjeçare me kampionen e Dinamos. Motivi i largimit ka qenë situata e ndërlikuar që po kalon Tirana, ku mosmarrëveshjet mes klubit, Bashkisë dhe donatorëve, e kanë "minuar" të ardhmen e bardhebluve, të cilët duhej të kishin nisur me kohë përgatitjet për përfaqësimin në Kupat e Europës. Por asnjë nga lojtarët titullarë të sezonit të fundit nuk janë në stërvitje, madje thuajse të gjithë kanë firmosur për skuadra të tjera, siç bëri Muzaka sot me Dinamon. I fundit në radhë, që ka thënë se do të ikë, është Devi Muka, kapiteni i Tiranës prej disa viteve, sipas të gjitha gjasave, do të kthehet në Vlorë, te Flamurtari i vendlindjes, ku edhe e filloi futbollin. Në 21 dhjetor do të hidhet edhe shorti për Ligën Evropiane, ku Tirana do të njohë kundërshtarin e saj, ndërsa trajneri Starova vijon përgatitjet me pjesën tjetër të grupit, i cili po humbet lojtarë çdo ditë. Gjithsesi tek klubi bardheblu është lajmëruar rikthimi i donatorëve Agron Papuli dhe Shefikat Ngjela, që pritet të financojnë së bashku me Refik Halilin në sezonin e ardhshëm, por oferta e Dinamos duket se nuk mund të refuzohej nga ana e Muzakës, të cilit i kishte përfunduar kontrata me Tiranën./s.s./
KOMENTE