Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një person i armatosur: Doja të vrisja Bin Laden
English

Arrestohet një person i armatosur: Doja të vrisja Bin Laden

Pakistan, 18 Qershor NOA - I armatosur me një pistoletë, kamë dhe shpatë shkoi rreth maleve Chitral në Pakistan për gjueti ndaj Osama bin Laden.

Faulkner Gary Brooks, një biznesmen nga Kalifornia 50 vjeç, u arrestua nga policia pakistaneze, kishte marrë me vete edhe syze dhe një aparat fotografik për të parë marrë imazhe në terr.

Faulkner, i cili vuan prej tensionit të lartë dhe problemeve në veshka, kishte ardhur si një turist në qarkun e Chitral, në afërsi të kufirit të provincës afgane të Nuristan dhe kishte marrë një dhomë në një hotel.

Ai u zhduk nga ky hotel pa than asgjë. Më pas u gjet nga policia, 14 kilometra nga kufiri Afganistan, një zonë që ka qenë prej kohësh një bastion i rebelëve të Talibanit, dhe ka kohë që është identifikuar si një strofull e mundshme e udhëheqësit të al-Kaedës.

Ky është rasti i parë i këtij lloji që kur në SHBA është vendosur një shumë prej 25 milionë dollarësh për kokën e Bin Laden.

r.b/NOA

KOMENTE