Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bekim Fehmiu, Një Artist I Jashtëzakonshëm
English

Bekim Fehmiu, Një Artist I Jashtëzakonshëm

- Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të madh Bekim Fehmiu - TIRANË, 17 Qershor/ATSH/.- Presidenti Bamir Topi e vlerësoi Bekim Fehmiun si "një figurë që është skalitur në kujtesën e kombit shqiptar me tiparet e një aktori të jashtëzakonshëm, që e vendosin atë në majat e kinematografisë botërore dhe krenarisë sonë kombëtare". Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Kreu i Shtetit i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të madh, Bekim Fehmiu, i ndarë nga jeta dy ditë më parë. Presidenti Topi vlerëson se "në kujtesën e kombit shqiptar Bekim Fehmiu është skalitur me tiparet e një aktori të jashtëzakonshëm, me elegancën dhe virtuozitetin aktorial, si dhe me fisnikërinë e botës së tij të brendshme dhe individualitetin burimor". "Lajmi për humbjen e këtij njeriu të shquar, i cili me artin e tij përjetësoi në mënyrë unikale heronj e karaktere nga më të spikaturat në kinematografinë botërore, hidhëroi miq, kolegë, adhurues të artit të tij skenik. Ky lajm shkaktoi dhimbje e keqardhje për artdashësin shqiptar dhe adhuruesit e kinemasë anë e mbanë botës, po ashtu krijoi një boshllëk shpirtëror tek të gjithë ata, të cilët e njihnin dhe ndanin me Bekim Fehmiun të njëjtat vlera artistike e njerëzore", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi. Artisti kosovar Bekim Fehmiu ndërroi jetë në 15 qershor 2010, në moshën 74-vjeçare, në banesën e tij në Beograd, duke lënë pas në memorien kombëtare shqiptare emrin e artistit shqiptar të standarteve botërore me disa dhjetra role kinematografike edhe në filma hollivudianë, ndër të cilët, "Odisea", apo seriali i njohur italian "Përgjithmonë Xhulia", krahas bashkëpunimeve me regjisorë dhe aktorë botërorë./m.m/s.s./
KOMENTE