Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: I bëj thirrje opozitës të jetë bashkëpunuese për reformat dhe integrimin
English

Berisha: I bëj thirrje opozitës të jetë bashkëpunuese për reformat dhe integrimin

Tiranë, 17 Qershor, NOA – Duke shprehur falënderimin për euro-parlamentarët të cilët u angazhuan në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, kryeministri shqiptar u ka bërë thirrje edhe njëherë përfaqësuesve të opozitës të jenë bashkëpunues në të mirë të reformave të vendit.

“I bëj thirrje opozitës të rikthejë traditën e bashkëpunimit se në të do mund të gjejë gjithë peshën dhe rolin e saj për vendin”, është shprehur ai gjatë seancës së sotme plenare, duke shtuar se motoja e sistemit të vjetër ishte “Pushteti gjithçka, Shqipëria asgjë”, tashmë nuk duhet të jetë më.

“Ju garantoj se zëri juaj do të dëgjohet, siç është dëgjuar në gjithë historinë e kësaj tradite. Po të isha si ju përditë do të kritikoja qeverinë, por nga ana tjetër nuk do të hidhja poshtë as arritjet e saj”, deklaroi më pas Berisha.

Sipas tij, është shumë normale të kritikosh se ka korrupsion por duhet ta luftojmë së bashku atë, e në lidhje me një fakt të tillë ai ka përmendur faktin sesi opozita duhet të japë kontributin e saj për votimin e heqjes së imunitetit të zyrtarëve.

“Të përpiqemi të konsolidojmë së bashku atë që është pozitive dhe të shtojmë transparencën”, shtoi ai.

Duke kujtuar traditën e bashkëpunimit në Kuvend mes palëve, për reformat e mëdha në vend, ai tha se gjithsesi “nuk mund të bëhet këshilltar i opozitës, edhe pse respektoj misionin e saj”... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE