English

“British Petrolium”, jep 20 miliardë USD dëmshpërblim për naftën në det

Virxhinia, 17 Qershor, NOA – Kompania britanike e nxjerrjes së naftës “British Petrolium”, ka rënë dakord që të paguajë shumën e 20 miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga katastrofa ekologjike e shpimit të një tubacioni që solli derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Marrëveshja u bë publike pasi drejtuesit më të lartë të gjigandit britanik të energjisë u takuan në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barak Obama për ta diskutuar krizën, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe të mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetë Obama i kishte pohuar publikut dy ditë më parë se të gjitha dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore do të dëmshpërbleheshin dhe se askush nuk do t’ia hidhte paq prej saj.

Nga ana tjetër, kompania naftë-nxjerrëse “British Petrolium” i ka kërkuar ndjesë popullit amerikan për ndotjen në Gjirin e Meksikës dhe katastrofën ekologjike që shkaktoi derdhja masive e naftës në bregdetin e Luizianës.

Deklarata ka ardhur nga vetë presidenti i kompanisë, Svenberg pas takimit me presidentin amerikan Barak Obama, takim ky që zgjati rreth 4 orë.

“Edhe ne ndjejmë trishtim të thellë për këtë katastrofë e cila nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Ne shqetësohemi për njerëzit”, është shprehur Svanberg.

n.e/NOA

KOMENTE