Bruksel - Gruevski Dhe Papandreu Takohen Sërish Për Çështjen E Emrit Të Maqedonisë
					  BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski do të takohet sot paradite në Bruksel me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu për çështjen e emrit të Maqedonisë, njoftuan burime zyrtare maqedonase.
     Ky është takimi i pestë kokë më kokë mes Gruevskit dhe Papandreut. 
     Katër takimet paraprake janë vlerësuar si të dobishme për rritjen e besimit dhe mirëkuptimit mes dy palëve, por pa sjellë përparime në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin./
 a.jor. 				
				
				

 
    