Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja e emrit, Papandreu-Gruevski takohen sot në Bruksel
English

Çështja e emrit, Papandreu-Gruevski takohen sot në Bruksel

Bruksel, 17 Qershor, NOA – Zgjidhja e kontestit të emrit dhe pozicionet më të fundit të Athinës dhe Shkupit mësohet se do të jenë temat kryesore të një takimi të parashikuar sot mes dy kryeministrave të vendeve respektive.

Kështu, bëhet me dije se kryeministri grek, Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të takohen sot në Bruksel, në kuadrin e takimit të Partive Popullore Evropiane.

Dy kryeministrat pritet të shfaqin pozicionet e reja lidhur me kompromisin për zgjidhjen e kontestit të emrit, ndërsa nga Greqia janë përfolur së fundmi emërtime të reja për Maqedoninë, si përmendja e fjalë “Vardar” etj.

Ndërkaq, në fjalimin e tij pardje, në 20-vjetorin e krijimit të VMRO-DPMNE, partisë kryesore qeverisëse në Maqedoni, kreu i saj, Nikolla Gruevski u paraqit mjaft i ashpër në lidhje me qëndrimin konsekuent, që sipas tij, ky vend do të mbajë mbi çështjen e përcaktimit të emrit të tij.

n.e/NOA

KOMENTE