Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet një menaxher italian, nuk dihen motivet
English

Ekzekutohet një menaxher italian, nuk dihen motivet

Manila, Filipine, 18 Qershor 2010 NOA - Një italian i cili punonte si menaxher në një hotel në Filipine është vrarë në rrugët e kryeqytetit. Sergio Mazza, 38 vjeç, drejtor i sektorit të ushqimeve dhe pijeve në Hotelin “Shangri-la” të qytetit të Makait pranë Manilës u nda nga jeta dhe kjo pasi u qëllua në kokë nga një person anonim.

Hetuesit ende nuk kanë identifikuar arsyet e vrasjes e cila nuk duket të jetë për motive vjedhjeje dhe kjo pasi atij nuk i ishin marrë sendet personale.

Ndërkohë, nga Italia është nisur John Mazza, babai i 38-vjeçarit të vrarë nga një i huaj në kryeqytetin e Filipineve, gjë e cila raportohet nga burimet e konsullatës italiane.

Shefi i Policisë Hoze de los Santos, ka deklaruar se Mazza është vrarë me tre goditje në kokë dhe kjo ndërsa po shkonte në rrugën e tij për në punë.

“Me sa duket vrasësi ka qenë në pritje të viktimës së tij pasi ai duhet të ketë qenë në dijeni të rrugës që bënte dhe duhet të jetë në të njëjtën zonë. Përjashtohet grabitja pasi atij i janë lënë dhe të gjitha sendet personale me vlerë përfshirë këtu dhe një Blackberry me vlerë 20 mijë pesos (350 euro)”, - përfundoi polici në deklaratën e tij.

r.b/NOA

KOMENTE