English

Historia e hollandezeve seksi që po ‘çmendin’ Botërorin

Johanesburg, 17 qershor, NOA - Më shumë se Kristiano Ronaldo, Kaka e Drogba, janë 36 vajzat hollandeze, ato që po çmendin tifozët e botërorin të Afrikës së Jugut. Janë më të kilikuarat në internet dhe të pranishme me fotot e tyre edhe në gazetat sportive.

Vajzat kanë fituar dhe simpatinë e publikut duke qenë se një numër i madh njerëzish janë duke i mbështetur për t’i shpëtuar nga akuzat që policia e Johanesburgut ka ngritur për to.

Ato akuzohen për reklamim të paligjshëm, duke qenë se bashkë me veshjet provokuese, bënë reklamë dhe për një birrë holandeze që nuk ishte lejuar nga FIFA.

Vajzat njihen me emrin “Leeuwenhosen”, që merr spunto nga një lojë fjalësh që do të thotë, "panatallona me luan”.

Sipas mediave, ky problem me vajzat holandeze nuk është i pari. Edhe në botërorin e kaluar ato janë përzënë nga stadiumi për të njëjtën arsye. Vetëm se katër vite më parë ishin më shumë, rreth një mijë vajza, që thuajse bllokuan stadiumet e Gjermanisë.

Madje vajzat kanë bërë dhe kamuflime duke ju shmangur sigurisë në stadiume. Një herë kanë hyrë me veshje vikingësh në stadium duke u shtirur si daneze dhe pas nisjes së ndeshjes me Hollandën kanë hequr rrobat duke treguat minifundet portokalli.

Vajzat duket se kanë sjellë dhe probleme mes FIFA-s dhe qeverisë së Hollandës. Një ditë më parë, qeveria holandeze reagoi për arrestimin e dy prej tyre, duke e cilësuar si diçka të papranueshme.

Ndërsa FIFA ka cilësuar të papranueshme faktin që vajzat përdoren për një fushatë promocionale të birrës holandeze.

Gjithsesi menaxherët e vajzave nuk tërhiqet nga ideja për të bërë spektakël.

m.xh/NOA

KOMENTE