Izraeli Vendos Lehtësimin E Bllokadës Për Rripin E Gazës
					  JERUSALEM, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Këshilli Izraelit për Sigurinë (ISC) vendosi lehtësimin e bllokadës në Rripin e Gazës. 
     Vendimi u mor pas reagimeve të fuqishme në botë pas sulmit të përgjakshëm të komandove izraelit ndaj flotiljes humanitare më 31 maj, ku humbën jetën nëntë persona.
     "U vendos liberalizimi i sistemit për importin e mallrave në Gaza dhe zgjerimi i listës së  materialeve për projektet civile, që janë nën mbykëqyrje ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e rastit./
a.jor. 				
				
				

 
    