Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Arrin Në 46 Viktima Dhe 50 Të Zhdukur Bilanci I Përmbytjeve Në Jug Të Vendit
English

Kinë - Arrin Në 46 Viktima Dhe 50 Të Zhdukur Bilanci I Përmbytjeve Në Jug Të Vendit

PEKIN, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shirave në rajonet jugore të Kinës, njoftuan sot burime ministrore, ndërkohë që meteorologët parashikojnë përkeqësimin e situatës për sa i përket reshjeve të shirave. Bilanci i viktimave u bë publik nga Ministria e Situatave Emergjente dhe Çështjeve Civile, ndërkohë që në bilancin e mëparshëm flitej për 40 të vdekur. Që prej të dielës, rreth 240 mijë persona janë evakuuar nga gjashtë provinca dhe rajone në jug të Kinës dhe 33 mijë banesa janë shkatërruar nga përmbytjet, arrijnë në vlera prej 400 milionë dollarë, saktësoi ministria në njoftimin e saj. Shërbimi meteorologjik ka njoftuar se pret shtim të reshjeve në ditët e ardhshme./ /i.p/
KOMENTE